Bota

Tajlandë, ndalohen kremrat mbrojtës kimikë që dëmtojnë koralet

Departamenti i Mbrojtjes së Tajlandës njoftoi se kremrat kundër diellit që përmbajnë "oksibenzon", "oktinoxate", "4-methylbenzylidene camphor" ose "butylparaben" janë të ndaluar të përdoren në parqet detare kombëtare

Sümeyye Dilara Dinçer  | 05.08.2021 - Përdıtësım : 09.08.2021
Tajlandë, ndalohen kremrat mbrojtës kimikë që dëmtojnë koralet

Ankara

Në Tajlandë është ndaluar përdorimi i kremrave mbrojtës kundër diellit në të gjitha parqet detare kombëtare me arsyetimin se dëmtojnë koralet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC, në një deklaratë të bërë nga Departamenti i Konservimit të Tajlandës, thuhet se 4 përbërës kimikë të përdorur zakonisht në kremrat e diellit dëmtojnë larvat e koraleve.

Në deklaratë theksohet se përbërësit kimikë penguan shumimin e koraleve dhe çuan në zbardhjen e shkëmbinjve nënujore.

Departamenti i Mbrojtjes së Tajlandës njoftoi se kremrat kundër diellit që përmbajnë "oksibenzon", "oktinoxate", "4-methylbenzylidene camphor" ose "butylparaben" janë të ndaluar të përdoren në parqet detare kombëtare.

Më tej thuhet se ende nuk është e qartë se si do të zbatohet ndalimi në fjalë.

Gjithashtu thuhet se ata që nuk respektojnë ndalimin do të gjobiten me 2.100 paund.

Palau, i vendosur në perëndim të Oqeanit Paqësor, vitin e kaluar u bë vendi i parë që ndaloi kremrat kundër diellit për të mbrojtur shkëmbinjtë nënujorë koralorë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın