Bota

Tajlanda liron futbollistin e kërkuar nga Bahreini

Al-Araibi, i arrestuar së fundmi në Tajlandë, kërkohej nga Bahreini me akuzën për vënie zjarr në një stacion policor

Emre Aytekin   | 11.02.2019
Tajlanda liron futbollistin e kërkuar nga Bahreini

Bangkok

BANGKOK (AA) - Gjykata e Tajlandës ka vendosur të lirojë futbollistin nga Bahreini, Hakeem Al-Araibi, pasi prokuroria tërhqoi kërkesën për ekstradim në vendin e tij, i cili e ka dënuar atë me dhjetë vjet burgim, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënesi i Gjykatës së Migrancionit, Suriyan Hongvilai, njoftoi se gjykata tashmë ka nisur procedurën për lirimin e tij.

Ndryshe, Al-Araibi, i arrestuar së fundmi në Tajlandë, ishte gjykuar në mungesë me dhjetë vite burgim në Bahrein me akuzën për vënie zjarr në një stacion policor.

Bahreini kishte kërkuar ekstradimin e tij, ndërkohë që Al-Araibi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke i quajtur ato "të motivuara politikisht" dhe duke argumentuar se ai po zhvillonte një ndeshje futbolli në kohën e kryerjes së veprave të pretenduara.

Ai ka jetuar në Australi si refugjat nga viti 2014, pasi ai u largua nga Bahreini i frikësuar për jetën e tij.

Arrestimi i Al-Araibit shkaktoi reagime globale ndaj Tailandës dhe Bahreinit, ndërsa kryeministri i Australisë i ka shkruar dy herë juntës tajlandeze për lirimin e futbollistit që luan për një klub në Melburn.

Edhe pse Tailanda dhe Bahreini nuk kanë marrëveshje të përbashkët ekstradimi, prokurorët kanë thënë se kërkesa për ekstradim ishte pranuar me arsyetimin se Bahreini "ka premtuar trajtim reciprok ndaj Tajlandës në të ardhmen".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın