Bota, Koronavirusi

Tajlandë, si pasojë e koronavirusit pa punë mund të mbesin 8.4 milionë persona

"Shpërthimi i COVID-19 negativisht ka ndikuar në shumë sektorë, veçmas në turizëm, dhe se 2.5 milionë persona nga ky sektor këtë vit mund të humbin punën"

Emel Gözellik   | 28.05.2020
Tajlandë, si pasojë e koronavirusit pa punë mund të mbesin 8.4 milionë persona

Ankara

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe pasojave që ka lënë mbi ekonominë, në Tajlandë pa punë mund të mbesin 8.4 milionë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Thosaporn Sirisumphand, kryetar i Këshillit nacional për zhvillim ekonomik dhe social, tha se shpërthimi i COVID-19 negativisht ka ndikuar në shumë sektorë, veçmas në turizëm, dhe se 2.5 milionë persona nga ky sektor këtë vit mund të humbin punën.

Sipas tij, krahas turizmit, nën rrezik nga humbja e punës janë edhe 1.5 milionë të punësuar në sektorin e industrisë dhe 4.4 milionë nga sektorët tjerë.

Sirisumphand shfaqi shpresën se humbjet e vendeve të punës do të ishin më të ulëta falë disa masave të ndërmarra nga qeveria dhe kompanitë që sërish u rihapën në maj.

Në Tajlandë, deri më tani janë raportuar 3.065 raste të infeksionit me koronavirus, ndërsa 57 persona kanë vdekur si rezultat i COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın