Bota

Tërmet në Kinë, tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë për agjencinë e lajmeve Xinhua tha se një tërmet me magnitudë prej 6,0 ballë goditi qarkun Luxian të qytetit Luzhou në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore

Riyaz Khaliq Khaliq   | 16.09.2021
Tërmet në Kinë, tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Ankara

Së paku tre persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë u lënduan kur një tërmet sot herët në mëngjes goditi Kinën, duke shkaktuar alarmin e nivelit të dytë në rajonin e prekur, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë për agjencinë e lajmeve Xinhua tha se një tërmet me magnitudë prej 6,0 ballë goditi qarkun Luxian të qytetit Luzhou në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore.

Qarku Luksian u godit nga tërmeti në një thellësi prej 10 kilometrash.

Kina ka një sistem reagimi emergjent ndaj tërmeteve me katër nivele.

Autoritetet e qarkut Luzhou kanë mobilizuar gati 3.000 njerëz për operacionet e ndihmës dhe shpëtimit pasi njerëzit e prekur po zhvendosen në vende më të sigurta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın