Bota

Të paktën 2 të vdekur dhe 21 të plagosur në një seri sulmesh në Afganistan

3 shpërthime u raportuan në Jalalabad, 1 në Kabul, që janë sulmet e para që kur forcat amerikane u larguan më 31 gusht

Shafiq Ahmad Qureshi   | 18.09.2021
Të paktën 2 të vdekur dhe 21 të plagosur në një seri sulmesh në Afganistan

Kabul

Të paktën dy persona u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën në një seri shpërthimesh në Afganistan, të parat që kur forcat amerikane u larguan nga vendi i shkatërruar nga lufta më 31 gusht dhe talibanët morën sundimin e përkohshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve, tre shpërthime ndodhën njëri pas tjetrit në qytetin lindor Jalalabad dhe një tjetër në kryeqytetin Kabul.

Dy persona u vranë nga shpërthimet, sipas një spitali publik në Jalalabad, ndërsa 19 të tjerë, përfshirë anëtarë të talibanëve, u plagosën.

Një automjet i talibanëve ishte objektivi i shpërthimit të parë në zonën Angorbagh, i cili vrau deri në tre persona, sipas një dëshmitari okular.

Dy persona u plagosën në një shpërthim pak para mesditës në lagjen Dasht-e-Barchi të Kabulit, sipas burimeve, të cilët shtuan se shpërthimi u shkaktua nga një bombë magnetike në një makinë.

Talibanët nuk kanë bërë asnjë koment mbi viktimat.

Ndërsa askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për asnjë prej sulmeve deri më tani, DEASH-K dyshohet të jetë i përfshirë, pasi të dy grupet kanë luftuar prej vitesh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın