Bota

Tërmeti në kufirin irakiano-iranian, rritet në 407 numri i viktimave në Kermanshah të Iranit

Është rritur në 407 numri i të vdekurve në Iran si pasojë e tërmetit

Mustafa Melih Ahıshalı   | 13.11.2017
Tërmeti në kufirin irakiano-iranian, rritet në 407 numri i viktimave në Kermanshah të Iranit Foto: Fatemeh Bahrami / AA

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Është rritur në 407 numri i të vdekurve në provincën Kermanshah në perëndim të Iranit si pasojë e tërmetit të djeshëm prej 7,3 ballësh në afërsi të qytetit Halepçe në Irak pranë kufirit me Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëvendësdrejtori i Organizatës Kombëtare për Menaxhimin e Krizave, Behnam Saidi, duke folur në televizionin shtetëror të Iranit, tha se numri i të vdekurve është rritur në 407, kurse ai i të plagosurve në gjashtë mijë e 700.

Nga ana tjetër, drejtori i organizatës së njëjtë, Ismail Nexhar, tha se diametri i gjerë i shkatërrimeve është duke ndikuar negativisht në aktivitetet e kërkim-shpëtimit.

"Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në fshatrat në Kasri Shirin dhe Serpulzihab. Diametri i gjerë i shkatërrimeve është duke ndikuar negativisht në aktivitetet e kërkim-shpëtimit, ndërsa kjo gjë ka shkaktuar kritika nga një pjesë e popullatës", tha Nexhar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın