Bota

Sulme ajrore nga forcat izraelite në Siri dhe Gaza, dy të vdekur

Në një njoftim ushtarak thuhet se avionët goditën objektivat e Xhihadit Islam në Adliya, në jug të Damaskut, ku pretendohet se u përdorën nga grupi për "zhvillimin e armëve, prodhimin e karburantit të raketave dhe trajnimin e luftëtarëve"

Ekip  | 24.02.2020 - Përdıtësım : 25.02.2020
Sulme ajrore nga forcat izraelite në Siri dhe Gaza, dy të vdekur

Kuds

Avionët izraelitë të dielën vonë kanë kryer sulme ajrore mbi pozitat e grupit palestinez Xhihadi Islam në Siri dhe Rripin e Gazës, duke vrarë dy aktivistë të rezistencës, transmeton Aandolu Agency (AA).

Në një njoftim ushtarak thuhet se avionët goditën objektivat e Xhihadit Islam në Adliya, në jug të Damaskut, ku pretendohet se u përdorën nga grupi për "zhvillimin e armëve, prodhimin e karburantit të raketave dhe trajnimin e luftëtarëve".

Ushtria po ashtu tha se disa objektiva u goditën nga forcat izraelite në qytetin Rafah në Rripin jugor të Gazës.

Ushtria izraelite tha se sulmet ajrore erdhën si përgjigje ndaj zjarrit me raketa nga Rripi i Gazës.

Grupi i rezistencës, nga ana e tij, konfirmoi se dy anëtarë u martirizuan në sulmet izraelite.

"Ky agresion frikacak në Damask ishte një reflektim i dështimit të armikut për t'u përballur me luftëtarët tanë brenda Palestinës së okupuar", tha grupi në një njoftim.

Ministria palestineze e Shëndetësisë gjithashtu tha se katër persona u plagosën në sulmet izraelite në vendet e Xhihadit Islam në Gaza.

Sulmet ndodhën disa orë pasi një palestinez nga izraelitët me armë zjarri u vra dhe tre të tjerë u plagosën pranë gardhit të sigurisë në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın