Bota

Sulm terrorist në veri të Sirisë, 18 civilë të vrarë

Sulmi është kryer në Al-Bab, qytet tashmë i kontrolluar nga opozita ushtarake në të cilin Turqia kishte realizuar operacionin "Mburoja e Eufratit"

Ömer Koparan, Adham Kako  | 16.11.2019 - Përdıtësım : 17.11.2019
Sulm terrorist në veri të Sirisë, 18 civilë të vrarë ( Mustafa Bathiş - Anadolu Agency )

Al-Bab

Të paktën 18 civilë janë vrarë nga një sulm terrorist me autobombë në qytetin Al-Bab në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi është kryer përmes një automjeti të ngarkuar me eksplozivë në stacionin e autobusëve në Al-Bab, qytet tashmë i kontrolluar nga opozita ushtarake në të cilin Turqia kishte realizuar operacionin "Mburoja e Eufratit".

Sulmi po ashtu ka shkaktuar 27 civilë të plagosur, ndërsa thuhet se numri i viktimave mund të rritet.

Shumë automjete janë djegur si pasojë e shpërthimit, kurse dëme të mëdha kanë pësuar edhe ndërtesat përreth.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e Mbrojtjes Civile, të cilët bënë përpjekje për të shuar zjarrin që ka shpërthyer.

Ndryshe, organizata terroriste YPG/PKK, e cila është larguar nga rajoni i Afrinit pas operacionit antiterrorist turk "Dega e Ullirit", vazhdon të mbajë nën okupim rajonin Tel Rifat në veriperëndim të qytetit Al-Bab dhe shpesh sulmon vendbanimet e kontrolluara nga Ushtria Kombëtare Siriane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın