Bota

Sulm me bombë në Kirkuk të Irakut

Drejtori i Policisë në Kirkuk, Ali Kemal, në një deklaratë tha se bomba e aktivizuar ishte vendosur në lagjen Rruga e Bagdatit

Ali Mukarrem Garip  | 11.10.2018 - Përdıtësım : 11.10.2018
Sulm me bombë në Kirkuk të Irakut ( Ali Mukarrem Garip - Anadolu Agency )

Kirkuk

KIRKUK (AA) – Një person ka humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur në një rrugë të qytetit Kirkuk në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Policisë në Kirkuk, Ali Kemal, në një deklaratë për AA tha se bomba e aktivizuar ishte vendosur në lagjen Rruga e Bagdatit.

Kemal bën të ditur se si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën një person dhe se 4 të tjerë janë plagosur. Ai theksoi se edhe shtëpitë dhe vendet e punës përreth kanë pësuar dëme të mëdha.

Duke u shprehur se ende nuk dihet identiteti i autorëve të këtij sulmi, Kemal tha se kanë filluar një hetim të gjerë për kapjen e përgjegjësve të sulmit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın