Bota

Sulm me autobombë në Afganistan, 12 të vdekur

"Në sulm humbën jetën 12 civilë dhe u plagosën 100 të tjerë", tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Tariq Aryen duke e cilësuar sulmin si "vrasje"

Sayed Khodaiberdi Sadat   | 18.10.2020
Sulm me autobombë në Afganistan, 12 të vdekur

Afghanistan

Në një sulm me autobombë në rajonin Ghor të Afganistanit humbën jetën 12 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Tariq Aryan në një deklaratë për gazetarët tha se agresori vendosi në objektivin e tij me një autobombë ndërtesën e drejtorisë së policisë.

"Në sulm humbën jetën 12 civilë dhe u plagosën 100 të tjerë", tha Aryen duke e cilësuar sulmin si "vrasje".

Ndërkohë përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë askush.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın