Bota

Suedia me qasje që "mbron" organizatat terroriste

Suedia për anëtarët e PKK-së, Mehmet Sıraç Bilgin, Aysel Alhan, Aziz Turan, Ragıp Zarakolu dhe Halef Tak ka refuzuar ekstradimet dhe këtyre personave u ka dhënë shtetësi

Kemal Karadağ   | 19.05.2022
Suedia me qasje që "mbron" organizatat terroriste

Ankara

Suedia teksa ka refuzuar ekstradimet për emra të rëndësishëm të PKK-së, përfshirë Mehmet Sıraç Bilgin, Aysel Alhan, Aziz Turan, Ragıp Zarakolu dhe Halef Tak, nuk ka dhënë as përgjigje ndaj kërkesave për ekstradimin e anëtarëve të organizatës terroriste FETO në mesin e të cilëve përfshihet edhe Harun Tokak, i ashtuquajturi imam (drejtues-përgjegjës) për Izraelin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së, mësohet se Suedia e cila ka aplikuar për anëtarësim në NATO paraqet një qasje që mbron anëtarët e organizatës terroriste PKK dhe FETO.

Kërkesat e Turqisë për ekstradim për terroristët e arratisur të cilët janë përcaktuar se jetojnë në Suedi janë refuzuar ndërsa disa kërkesa janë lënë pa përgjigje për një kohë të gjatë.

Suedia për anëtarët e PKK-së, Mehmet Sıraç Bilgin, Aysel Alhan, Aziz Turan, Ragıp Zarakolu dhe Halef Tak ka refuzuar ekstradimet dhe këtyre personave u ka dhënë shtetësi.

Gjithashtu ajo nuk ka dhënë përgjigje për ekstradimin e anëtarëve të FETO-s në mesin e të cilëve përfshihen edhe Bülent Keneş, kryeredaktori i gazetës së mbyllur Today's Zaman dhe për Harun Tokak i ashtuquajturi imam (drejtues-përgjegjës) për Izraelin dhe një prej anëtarëve të formësimeve të emërtuara "Shefat e Lartë" ose "Bordi Këshillimor" i FETO-s.

Po ashtu deri më sot nuk është zbatuar as kërkesa e ekstradimit lidhur me anëtarin e FETO-s, Levent Kenez dhe anëtarin tjetër të organizatës, Yılmaz Ayten i cili ka bërë kërkesë për azil në Suedi kur ndodhej në Afganistan dhe i cili ka kaluar në këtë vend.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın