Bota

Suedia: I marrim shumë seriozisht shqetësimet e Türkiye-s lidhur me terrorizmin

"Ashtu si në një bisedë normale mendojmë ndryshe për disa çështje. Pavarësisht kësaj, mund të gjejmë një mënyrë për t'u kuptuar duke respektuar pikëpamjet e njëri-tjetrit", tha ajo

Atila Altuntaş   | 27.06.2022
Suedia: I marrim shumë seriozisht shqetësimet e Türkiye-s lidhur me terrorizmin

Stockholm

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Anne Linde, tha se i marrin shumë seriozisht shqetësimet e Türkiye-s (Turqi) lidhur me terrorizmin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Linde foli për televizionin shtetëror SVT lidhur me negociatat që vendi i saj bën me Türkiye-n për anëtarësimin e saj në NATO.

Sipas saj, bisedimet që do të zhvillohen gjatë samitit të NATO-s, që do të fillojë nesër në Madrid të Spanjës, do të kalojnë mirë.

"Ashtu si në një bisedë normale mendojmë ndryshe për disa çështje. Pavarësisht kësaj, mund të gjejmë një mënyrë për t'u kuptuar duke respektuar pikëpamjet e njëri-tjetrit. I marrim shumë seriozisht shqetësimet e Türkiye-s lidhur me terrorizmin", tha ajo.

Linde tha se lidhur me organizatën terroriste PKK e ndajnë të njëjtën pikëpamje me Türkiye-n, duke shtuar se mendon që mund të shihet edhe nga Türkiye se janë serioz lidhur me këtë.

Ajo shtoi se Suedia ka një nga rregulloret më të rrepta në botë për eksportin e armëve.

"Në rast se hyjmë në një aleancë ushtarake me Türkiye-n, ku do të mbrojmë njëri-tjetrin, vendimi do të merret sipas kësaj. Kemi edhe mundësi për të hedhur hapa konkrete përpara", u shpreh kryediplomatja suedeze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın