Bota

Suedia i jep fund hetimit mbi grupin terrorist YPG/PKK për shkak të “mungesës së provave”

Sipas radios shtetërore, policia pretendoi se ka mungesë provash për të vazhduar hetimin

Atila Altuntaş   | 24.06.2022
Suedia i jep fund hetimit mbi grupin terrorist YPG/PKK për shkak të “mungesës së provave”

Ankara

Suedia i ka dhënë fund hetimit mbi postimet në mediat sociale që tregonin foto të të ashtuquajturit flamur të organizatës terroriste YPG/PKK dhe kreut të saj të dënuar, Abdullah Ocalan, të cilat ishin projektuar në ndërtesat publike në kryeqytetin Stokholm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas radios shtetërore, policia pretendoi se ka mungesë provash për të vazhduar hetimin.

Javën e kaluar, llogaritë e mediave sociale të lidhura me PKK-në dhe degën e saj siriane YPG, shpërndanë imazhe që tregonin të ashtuquajturin flamur të organizatës dhe foton e udhëheqësit të saj, të projektuara në sallën historike të qytetit dhe në sallën sportive ‘Globen Avicii Arena’.

Pas reagimeve të ambasadorit turk në Suedi Hakkı Emre Yunt dhe të tjerëve ndaj aktivitete propagandistike të terroristëve, Bashkia e Stokholmit paraqiti një kallëzim penal.

Muajin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO, vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës që filloi më 24 shkurt.

Por Türkiye, një anëtare e kahershme e NATO-s, ka shprehur kundërshtime ndaj aplikimeve për anëtarësim, duke kritikuar të dy vendet për tolerimin dhe madje edhe mbështetjen e grupeve terroriste.

Në fushatën e saj terroristi mbi 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın