Bota

Suedi, deputetja që mbështet YPG/PKK ngriti kallëzim penal kundër ministres së jashtme

Politikanja e pavarur suedeze e cila është një mbështetëse e organizatës terroriste YPG/PKK ka paraqitur një kallëzim penal të hënën kundër ministres së Jashtme Ann Linde

Atila Altuntaş   | 05.07.2022
Suedi, deputetja që mbështet YPG/PKK ngriti kallëzim penal kundër ministres së jashtme

Stockholm

Politikanja e pavarur suedeze e cila është një mbështetëse e organizatës terroriste YPG/PKK ka paraqitur një kallëzim penal të hënën kundër ministres së Jashtme Ann Linde, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare suedeze e lajmeve TT raporton se Kakabaveh ngriti kallëzim penal kundër ministres Linde në Komisionin Kushtetues për shkak të qëndrimit të saj ndaj një memorandumi trepalësh të nënshkruar midis Türkiye-s (Turqisë), Finlandës dhe Suedisë mbi ofertat e vendeve nordike për anëtarësim në NATO.

Raporti thekson se Kakabaveh ishte e shqetësuar për premtimin e Suedisë për të eksportuar armë në Turqi. Ajo gjithashtu donte një artikull të memorandumit që thoshte se Suedia do të ekstradonte kriminelët në Ankara për t'u ekzaminuar.

Türkiye, Finlanda dhe Suedia nënshkruan memorandumin më 28 qershor gjatë samitit të NATO-s në Madrid pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, presidenti finlandez Sauli Niinisto, kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u takuan për të diskutuar çështjen dhe shqetësimet e lidhura me Ankaranë.

Memorandumi u nënshkrua nga ministrat e Jashtëm të tre vendeve, Mevlüt Çavuşoğlu i Türkiye-s, Pekka Haavisto i Finlandës dhe Ann Linde i Suedisë, në prani të të tre krerëve dhe Stoltenbergut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın