Bota

Sudani i Jugut, qindra të vdekur në përleshjen mes grupeve etnike

Koordinatori humanitar i OKB-së në Sudanin e Jugut, Alain Noudehou, dënoi me forcë përplasjet në Jonglei në të cilat u vranë tre punonjës humanitarë dhe bëri thirrje për qetësimin e situatës

Tufan Aktaş   | 21.05.2020
Sudani i Jugut, qindra të vdekur në përleshjen mes grupeve etnike

Stamboll
Gjatë përleshjeve pesë ditore mes dy grupeve etnike në Sudanin e Jugut kanë humbur jetën qindra njerëz në mesin e të cilëve gjenden edhe punonjës humanitarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Koordinatori humanitar i OKB-së në Sudanin e Jugut, Alain Noudehou, dënoi me forcë përplasjet në Jonglei në të cilat u vranë tre punonjës humanitarë dhe bëri thirrje për qetësimin e situatës.

Noudehou tha se qindra njerëz janë vrarë që nga 16 maji, duke shtuar se shumë njerëz u plagosën në përleshje, ndërsa shumë të tjerë mbetën pa shtëpitë e tyre.

Mediat lokale pohojnë se përplasjet midis grupeve etnike Murle dhe Neur janë një vazhdim i përleshjeve që ndodhën në shkurt.

Lufta civile në Sudanin e Jugut përfundoi pas marrëveshjes të qeverisë dhe grupeve opozitare, megjithatë, shpesh ndodhin përleshje mes grupeve të ndryshme etnike në këtë vend. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın