Bota

Sudan, protesta kundër ndërprerjes së subvencioneve të qeverisë për karburantet

Çmimet e karburantit në Sudan janë dyfishuar pasi të mërkurën qeveria hoqi të gjitha subvencionet e karburantit, një lëvizje që është pjesë e reformave të rëna dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar (IMF)

Ekip   | 11.06.2021
Sudan, protesta kundër ndërprerjes së subvencioneve të qeverisë për karburantet

Ankara

Shumë sudanezë mbrëmë dolën në rrugë pasi protestat kanë marrë vrull në Sudan kundër vendimit të qeverisë për heqjen e të gjitha subvencioneve për benzinë dhe naftë, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit bllokuan rrugët e kryeqytetit Khartoum si dhe të qyteteve Bahri dhe Omdurman. Ata mbanin parulla antiqeveritare.

Shoqata e Profesionistëve të Sudanit (SPA), një grup që organizon demonstrata në gjithë vendin, tha se tubimet mbahen "kundër politikës së urisë të shpallur nga qeveria".

SPA u bëri thirrje të gjithë palëve sudaneze të anojnë me popullin dhe të bashkohen me lëvizjen kundër politikave të qeverisë.

Çmimet e karburantit në Sudan janë dyfishuar pasi të mërkurën qeveria hoqi të gjitha subvencionet e karburantit, një lëvizje që është pjesë e reformave të rëna dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar (IMF).

Të mërkurën ishte ngritja e fundit e vazhdueshme e çmimit të karburanteve që nga tetori i vitit 2020 kur qeveria njoftoi se do të heqë gradualisht subvencionet në përputhje me reformat e monitoruara nga IFM-ja.

Sudani, një vend me një nga nivelet më të larta të inflacionit në gjithë botën, po ashtu zhvleftësoi ndjeshëm monedhën e vendit këtë shkurt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın