Bota

Stoltenberg: Turqia shembull solidariteti për ndihmën ndaj Italisë dhe Spanjës

"Solidariteti i NATO-s në veprim. Jam krenar që shoh aleatët e NATO-s mbështesin njëri-tjetrin përmes qendrës sonë të lehtësimit të fatkeqësive. Së bashku më të fortë", tha Stoltenberg

Şerife Çetin  | 01.04.2020 - Përdıtësım : 01.04.2020
Stoltenberg: Turqia shembull solidariteti për ndihmën ndaj Italisë dhe Spanjës

Bruksel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se dërgesa e Forcave të Armatosura Turke (TSK) me produkte të ndihmës mjekësore Italisë dhe Spanjës, është një tregues i qartë i solidaritetit të aleancës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg postoi nga llogaria e tij në Twitter fotografinë e avionit të TSK që dërgoi pajisje mjekësore Italisë dhe Spanjës, në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

"Solidariteti i NATO-s në veprim. Jam krenar që shoh aleatët e NATO-s mbështesin njëri-tjetrin përmes qendrës sonë të lehtësimit të fatkeqësive. Së bashku më të fortë", shkroi ai.

Në avionin ushtarak të ngarkesave të pozicionuar në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara u ngarkuan mijëra produkte të ndihmës mjekësore të tilla si maska, veshje mbrojtëse dhe lëngje antibakteriale të cilat janë të prodhuara në vend dhe me mundësi kombëtare në fabrikat, rrobaqepësitë ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Institucionit të Industrisë Kimike dhe të Prodhimit të Makinerive.

Mbi kutitë e ndihmës së dërguar ndodhen edhe mbishkrimet në gjuhën italiane dhe spanjolle fjala e Mevlana (poetit të njohur mistik dhe dijetarit Xhelaludin Mevlana Rumi) "Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın