Bota, Koronavirusi

Spanjë, 1 i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Me vendim të qeverisë së koalicionit të majtë, sot ka filluar zia dhjetëditore, gjatë të cilës do të përkujtohen viktimat e pandemisë

Şenhan Bolelli  | 27.05.2020 - Përdıtësım : 27.05.2020
Spanjë, 1 i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Madrid

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës njoftoi se një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë përditësoi shifrat e reja, të cilat në pesë ditët e fundit ka filluar t'i publikojë duke i rishikuar dhe përmes kritereve të reja.

Në Spanjë, vdekja e parë nga COVID-19 u raportua më 3 mars dhe që atëherë sëmundja u përhap me shpejtësi dhe arriti kulmin më 2 prill, me 950 viktima brenda ditës.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, Spanja, ku nga 14 marsi ka mbizotëruar gjendja e jashtëzakonshme, ka konfirmuar 39 viktima nga pandemia, dhe aktualisht vendi numëron gjithsej 27.118 të vdekur.

Ndërkaq, 231 raste janë regjistruar në 24 orët e fundit sipas testeve PCR dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më tani është rritur në 236.769.

Kryeqyteti Madridi (88 raste të reja) dhe Katalonja (54 raste të reja) kanë vazhduar të jenë rajonet më të prekura.

Nga ana tjetër, me vendim të qeverisë së koalicionit të majtë, sot ka filluar zia dhjetëditore, gjatë të cilës do të përkujtohen viktimat e pandemisë.

Me këtë rast, në të gjitha ndërtesat zyrtare flamuri spanjoll është ulur në gjysmështizë, ndërsa në mesditë, në parlament dhe komuna është mbajtur heshtje në nder të të vdekurve.

Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të vazhdojë deri më 7 qershor, ndërsa normalizimi gradual është paraparë të përfundojë në fund të qershorit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın