Bota, Koronavirusi

Spanjë, rritet në 28.628 numri i vdekjeve nga COVID-19

Numri i të infektuarve në Spanjë ka arritur në 234.824

Şenhan Bolelli   | 22.05.2020
Spanjë, rritet në 28.628 numri i vdekjeve nga COVID-19

Madrid

Spanja në 24 orët e fundit ka regjistruar 56 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 28.628, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri ditor i viktimave është rritur nga 48 sa ishte dje, ndërsa tashë të gjashtën ditë radhazi, vendi regjistron më pak se 100 të vdekur.

Numri i të vdekurve dje ishte raportuar të jetë 27.940, por ky numër u përditësua pasi disa vdekje nga më parë ishin të lidhur me virusin.

Nga ana tjetër, numri i të infektuarve në Spanjë ka arritur në 234.824, me 446 raste të reja në 24 orët e kaluara.

Në Madrid, pjesën më të prekur të Spanjës, janë konfirmuar 13 viktima dhe kryeqyteti aktualisht numëron gjithsej 8.944 të vdekur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın