Bota

Spanjë, llava e vullkanit Cumbre Vieja për 24 orë shkatërron 90 shtëpi

Megjithëse janë evakuuar 6.400 persona, autoritet lokale theksuan se mund të ndodhte një evakuim i ri

Şenhan Bolelli   | 14.10.2021
Spanjë, llava e vullkanit Cumbre Vieja për 24 orë shkatërron 90 shtëpi

Madrid

Llava nga vullkani Cumbre Vieja, i cili ka qenë aktiv që nga 19 shtatori në ishullin La Palma në Spanjën jugperëndimore, ka shkatërruar edhe 90 shtëpi të tjera në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si rezultat, numri i shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara nga llava u rrit në 1.548.

Edhe pse 6.400 persona u evakuuan, autoritetet lokale thanë se mund të ndodhte një evakuim i ri.

Alicia Vanoostende, ministre e Bujqësisë, Blegtorisë dhe Peshkimit e Qeverisë së Ishujve Kanarie, deklaroi se llava shkatërroi pemët e bananes të mbjella në 90 hektarë tokë ndërsa dëmi i përgjithshëm vlerësohet në mes 30 dhe 40 milionë euro.

Ndërkohë, u njoftua se 55 tërmete u regjistruan vetëm në La Palma mbrëmë.

Ishulli La Palma është pjesë e Ishujve Kanarie spanjolle, një arkipelag në Oqeanin Atlantik.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın