Bota

Somali, 4 të vdekur në një sulm me bombë ndaj autobusit me futbollistë

Sipas Televizionit Kombëtar të Somalisë (SNTV), sulmi terrorist po ashtu ka lënë të plagosur dhjetë persona

Tufan Aktaş   | 30.07.2021
Somali, 4 të vdekur në një sulm me bombë ndaj autobusit me futbollistë

Stamboll

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në një sulm me bombë ndaj një autobusi me futbollistë në Kismayo të Somalisë, njoftoi media shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Televizionit Kombëtar të Somalisë (SNTV), sulmi terrorist po ashtu ka lënë të plagosur dhjetë persona.

Thuhet se shpërthimi në autobus ka ndodhur si pasojë e aktivizimit të një eksplozivi të vendosur në rrugë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın