Bota

Slloveni, vendoset skulptura e Melania Trump afër vendlindjes së saj

Statuja e re prej druri e zonjës së parë u vendos me një ceremoni të veçantë, që u ndoq edhe nga Brad Downey, një artist amerikan me bazë në Berlin

Ekip  | 15.09.2020 - Përdıtësım : 16.09.2020
Slloveni, vendoset skulptura e Melania Trump afër vendlindjes së saj Foto: Ales Beno/AA

Sevnica

Një skulpturë e zonjës së parë të SHBA-ve, Melania Trump, përsëri është vendosur afër vendlindjes së saj në Sevnica të Sllovenisë, pasi më herët më 4 korrik ajo u dogj nga disa autorë ende të panjohur, raporton Anadolu Agency (AA).

Statuja u dogj në një kohë kur disa statuja të kolonialistëve në SHBA u shkatërruan në kuadër të protestave "Black Lives Matter" (Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen). 

Statuja e re prej druri e zonjës së parë u vendos me një ceremoni të veçantë, që u ndoq edhe nga Brad Downey, një artist amerikan me bazë në Berlin.

Statuja e parë e djegur shfaqte Melania Trump-in me një fustan blu, të ngjashëm me atë që kishte veshur në inaugurimin e Donald Trump-it si president të SHBA-ve. E reja ishte pikturuar në bronz. 

Zonja Trump, një modele e cila u rrit në Slloveni gjatë kohës kur vendi ishte pjesë e Jugosllavisë, në SHBA u zhvendos në vitet e 90'ta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.