Bota, Koronavirusi

Slloveni, shtrëngohen masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Të gjitha tubimet, ngjarjet, ceremonitë fetare, martesat, gjithashtu edhe meshat do të ndalohen, njoftoi ministri i Brendshëm i Sllovenisë, Alesh Hojs

Almir Terzic  | 19.10.2020 - Përdıtësım : 20.10.2020
Slloveni, shtrëngohen masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Sarajevë

Qeveria e Republikës së Sllovenisë sot shtrëngoi masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kësaj, nga e dita e martë e në vazhdim do të ndalohet kalimi i kufijve midis të gjitha rajoneve brenda vendit, do të ndalohen të gjitha tubimet dhe ngjarjet, kurse ndalimi i lëvizjes në të hapur do të zbatohet midis orës 21:00 dhe 06:00 të mëngjesit.

Qeveria sllovene ka vendosur që përjashtimi në kalimin e njerëzve nga rajonet portokalli në të kuqe do të hiqet nga nesër, kështu që nga dita e martë e tutje, lëvizja midis të gjitha rajoneve do të ndalohet.

"Që nga mesnata, nuk ka asnjë mundësi lëvizjeje nga rajoni në rajon. Në pranverë ne ishim të kufizuar në komunë, por tani të gjithë jemi të kufizuar në rajonin statistikor", tha ministri i Brendshëm i Sllovenisë, Alesh Hojs, duke shtuar se vlejnë disa përjashtime.

Transiti ende është i mundur, tha Hoys, duke shtuar se nëse situata përkeqësohet, masat do të shtrëngohen. 

Nga nesër, do të zbatohet një masë më e rreptë e mbledhjes së njerëzve në vende publike. Numri i njerëzve që mund të mblidhen jashtë është zvogëluar nga 10 në 6 persona. Përjashtim i vetëm janë anëtarët e familjes.

Të gjitha tubimet, të gjitha ngjarjet, ceremonitë fetare, dasmat dhe meshat gjithashtu do të ndalohen. 

Siç deklaroi ministri i Brendshëm i Sllovenisë, "gjithçka që ka qenë e mundur deri më tani në rajonet portokalli" do të ndalohet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın