Bota

Sllovakia kundërshton përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar mbrojtjen e Ukrainës

"Ne do t’i japim 140 miliardë euro Ukrainës për ta vazhduar luftën. Pra, çfarë do të thotë kjo... se lufta do të vazhdojë për të paktën dy vjet të tjera”, tha kryeministri sllovak

Beyza Binnur Dönmez  | 09.11.2025 - Përdıtësım : 10.11.2025
Sllovakia kundërshton përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar mbrojtjen e Ukrainës Foto: AA/Arkiv

Gjenevë

Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të mbështesë përpjekjet për të përdorur asetet e ngrira ruse për të financuar nevojat ushtarake të Ukrainës, duke argumentuar se një veprim i tillë vetëm se do ta zgjasë luftën, transmeton Anadolu.

Komentet e tij erdhën në një intervistë me transmetuesin publik STVR teksa BE-ja shqyrton një propozim për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 140 miliardë eurosh të financuar nga të ardhurat nga asetet shtetërore ruse të bllokuara.

Plani synon të ndihmojë Kievin të mbulojë deficitin e tij buxhetor, i cili pritet të arrijë në 52 miliardë euro duke përjashtuar kostot e mbrojtjes dhe të sigurojë fonde për blerjet e armëve gjatë tre viteve të ardhshme.

“Sllovakia nuk do të marrë pjesë në asnjë skemë ligjore ose financiare për të sekuestruar asetet e ngrira nëse këto fonde do të shpenzoheshin për kosto ushtarake në Ukrainë”, tha Fico.

Ai kritikoi planin, duke u shprehur: “A duam t’i japim fund luftës apo po e nxisim atë”.

“Ne do t’i japim 140 miliardë euro Ukrainës për ta vazhduar luftën. Pra, çfarë do të thotë kjo... se lufta do të vazhdojë për të paktën dy vjet të tjera”, tha kryeministri sllovak.

Fico, i cili më parë ka kundërshtuar sanksionet ndaj Rusisë dhe ka vënë në dyshim ndihmën ushtarake për Kievin, e përshkroi qëndrimin e tij si një “qëndrim pro-paqes”.

Liderët e BE-së pritet të diskutojnë përdorimin e propozimit për asetet e ngrira ruse në muajin dhjetor, ku do të kërkohet miratim unanim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın