Bota, Koronavirusi

Sllovaki, personat mbi 60 vjeç do të marrin para nëse vaksionen

Masa e hartuar nga ministri i Financave Igor Matoviç duhet të inkurajojë vaksinimin në një vend të Bashkimit Evropian (BE) me një nga normat më të ulëta të vaksinimit

Ekip  | 09.12.2021 - Përdıtësım : 10.12.2021
Sllovaki, personat mbi 60 vjeç do të marrin para nëse vaksionen

Bratisllava

Parlamenti sllovak ka miratuari një plan me të cilin personave mbi moshën 60 vjeç u jep deri në 300 euro nëse vaksinohen kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Masa e hartuar nga ministri i Financave Igor Matoviç duhet të inkurajojë vaksinimin në një vend të Bashkimit Evropian (BE) me një nga normat më të ulëta të vaksinimit. Gjithashtu, duhet të ndihmojë sistemin shëndetësor gjatë rritjes rekord të numrit të infeksioneve të reja.

Deri më tani, vetëm 46,5 për qind e 5.5 milionë banorëve në Sllovaki janë vaksinuar plotësisht.

Gjatë votimit, 97 deputetë ishin pro dhe 13 kundër masës që ata që kanë marrë një dozë të vaksinës deri më 15 janar të marrin 200 euro para të gatshme, ndërsa ata që janë vaksinuar plotësisht deri në atë datë të marrin 300 euro.

Sllovakia po përballet me rritje rekord të numrit të infeksioneve, duke e bërë atë një nga vendet më të goditura në botë.

Bllokimi ka hyrë në fuqi që nga 25 nëntori dhe qytetarët lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për arsye të caktuara. Ata që nuk janë vaksinuar ose nuk janë shëruar nga COVID-19 duhet të testohen përpara se të shkojnë në punë.

Qeveria që nga e premtja ka lehtësuar karantinën për ata që janë vaksinuar dhe shëruar nga COVID-19.

Sistemi shëndetësor është nën presion, pasi në këtë vend janë shtruar 3.419 persona, ndërsa nëse ky numër tejkalon shifrën 3.800, do të vendosen masa të reja.

Sllovakia ka regjistruar 757.000 raste të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë dhe 15.179 vdekje.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın