Bota, Koronavirusi

"Sistemi shëndetësor i Gazës mund të shembet për shkak koronavirusit"

Qendra Palestineze për të Drejtat e Njeriut me seli në Gaza (PCHR) ka kërkuar ndërhyrjen ndërkombëtare "para se të jetë vonë për të parandaluar shembjen e sistemit të kujdesit shëndetësor"

Ali H. M. Abo Rezeg   | 26.03.2020
"Sistemi shëndetësor i Gazës mund të shembet për shkak koronavirusit"

Gaza

Sistemi i kujdesit shëndetësor në Rripin e Gazës mund të mos jetë në gjendje të kujdeset për pacientët në rast të një rritje të rasteve të koronavirusit, paralajmëroi të enjten grupi palestinez për të drejtat e njeriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra Palestineze për të Drejtat e Njeriut me seli në Gaza (PCHR) ka kërkuar ndërhyrjen ndërkombëtare "para se të jetë vonë për të parandaluar shembjen e sistemit të kujdesit shëndetësor".

"Objektet e kujdesit shëndetësor në Gaza janë tashmë në prag të kolapsit për shkak të bllokadës së imponuar nga Izraeli në Rripin e Gazës për 13 vitet e fundit, të rënduara nga pasojat e ndarjes së brendshme palestineze dhe grindjeve politike", thuhet në deklaratë.

Gaza është vendbanimi i gati dy milionë njerëzve. Izraeli ka vendosur kufizim të lëvizjes në territor që nga Intifada e Dytë Palestineze në vitin 2000. Kufizimet u intensifikuan në qershor 2007 kur vendosi bllokadë tokësore, detare dhe ajrore, duke potencuar shqetësimet e sigurisë.

Dje, Ministria e Shëndetësisë raportoi shtatë raste të reja të infektuarve, duke e çuar numrin në nëntë.

Javën e kaluar, Michael Lynk, raportuesi special i OKB-së për gjendjen e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të okupuara që nga viti 1967, tha se ishte i shqetësuar për ndikimin e mundshëm të COVID-19 në popullatën e Rripit të Gazës.

Sistemi i kujdesit shëndetësor në Gaza po shembet madje edhe para pandemisë, shtoi ai.

Koronavirus i ri, i cili për herë të parë shpërtheu dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan është përhapur në më shumë se 170 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpërthimin e koronavirusit e ka shpallur pandemi.

Më shumë se 472 mijë njerëz janë infektuar nga lloji i ri i koronavirusit në botë, ndërsa 21.300 kanë vdekur si rezultat i infeksionit. Më shumë se 114.800 janë shëruar, njofton Universiteti amerikan "Johns Hopkins".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın