Bota

Siri, vazhdojnë sulmet ajrore në Idlib

Gjatë sulmit ajror të kryer në orët e pasditës është qëlluar qendra e Mbrojtjes Civile në Kefrenbil

Eşref Musa, Burak Karacaoğlu  | 13.05.2019 - Përdıtësım : 14.05.2019
Siri, vazhdojnë sulmet ajrore në Idlib

Idlib

Gjatë një sulmi ajror të kryer në zonën e deeskalimit të përleshjeve në Idlib është goditur qendra e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë sulmit ajror të kryer në orët e pasdites është qëlluar qendra e Mbrojtjes Civile në Kefrenbil.

Qendra mbeti jashtë përdorimit, ndërsa nuk ka të vdekur apo të plagosur.

“Avionët rusë fluturuan nga baza Khmeimim, në Latakia”, theksoi observatori opozitar për hapësirën ajrore për sulmin ajror në Kefrenbil.

Turqia, Rusia dhe Irani në takimin në Kazakistan, të mbajtur në fillim të majit të vitit 2017, shpallën Idlibin dhe rrethinat e tij zonë e deeskalimit të konfliktit. Turqia dhe Rusia, pas sulmeve nga forcat e regjimit që shkelën armëpushimin arritën një marrëveshje shtesë.

Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e aleatëve, pavarësisht marrëveshjes së Soçit të nënshkruar më 17 shtator 2018, vazhdojnë të kryejnë sulme. Forcat e regjimit intensifikuan sulmet në 13 ditët e fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın