Bota

Siri, të paktën 5 civilë të vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm terrorist në Tel Halaf

Të paktën pesë persona u vranë dhe 12 civilë të pafajshëm u plagosën në sulmin me bombë ndaj një biznesi në Tel Halaf, zonën e operacionit turk "Burimi i Paqes", njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes

Mehmet Tosun  | 23.06.2020 - Përdıtësım : 24.06.2020
Siri, të paktën 5 civilë të vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm terrorist në Tel Halaf

Ankara

Të paktën pesë civilë janë vrarë dhe 12 janë plagosur nga një sulm terrorist me bombë i organizatës terroriste PKK/YPG ndaj një biznesi në Tel Halaf, në zonën e operacionit antiterrorist turk "Burimi i Paqes", njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim në Twitter, ministria tha se organizata terroriste PKK/YPG vazhdon të sulmojë civilët e pafajshëm sirianë.

"Të paktën pesë persona u vranë dhe 12 civilë të pafajshëm u plagosën në sulmin me bombë ndaj një biznesi në Tel Halaf", shkroi Ministria e Mbrojtjes.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın