Bota

Siri, trupat amerikane bllokuan forcat ruse drejt fushës së naftës

Ushtarët amerikanë të pozicionuar në rajonet që mbahen të okupuara nga terroristët e YPG/PKK-së, parandaluan ushtarët rusë drejt fushave të naftës

Sena Güler   | 19.01.2020
Siri, trupat amerikane bllokuan forcat ruse drejt fushës së naftës

Hasakah

Ushtarët amerikanë të pranishëm në rajonet që mbahen nën okupimin e grupit terrorist YPG/PKK në Siri, të shtunën ndaluan ushtarët rusë që ishin nisur drejt fushave të naftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Mosmarrëveshjet midis SHBA-së dhe Rusisë në lidhje me fushën e naftës Rumeylan në verilindje të provincës Hasakah janë duke vazhduar.

Sipas informacioneve të AA-së të marra nga burime të besueshme lokale, ushtarë amerikanë bllokuan një patrullë ushtarake ruse gjatë rrugës për në fushën e naftës.

Tensioni midis dy grupeve ndodhi kur ushtarët amerikanë u kërkuan ushtarëve rusë të ktheheshin në rrethin Amuda në veriperëndim të Hasakah.

Ushtarët rusë u detyruan të ktheheshin atje nga ku kishin ardhur pasi rruga për në Rumeylan, ku ndodhet baza ajrore e SHBA-së, ishte bllokuar.

Të enjten, terroristët e YPG/PKK-së gjithashtu ndaluan ushtarët rusë të kalonin nëpër qytetin Qamishli për ngritjen e një zone ushtarake pranë fushës së naftës Rumeylan dhe nuk i lejuan të arrinin në rajon.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega e siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.