Bota

Siri, regjimi i Asadit vazhdon sulmet ajrore ndaj civilëve

Tre fëmijë kanë humbur jetën dhe tetë civilë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit sirian të Bashar al-Asadit ndaj vendbanimeve civile në zonën e deeskalimit të Idlibit

Burak Karacaoğlu   | 12.07.2018
Siri, regjimi i Asadit vazhdon sulmet ajrore ndaj civilëve

Idlib

IDLIB (AA) - Tre fëmijë kanë humbur jetën dhe tetë civilë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve luftarakë të regjimit sirian të Bashar al-Asadit ndaj vendbanimeve civile në zonën e deeskalimit të Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në Idlib, regjimi i Asadit ka kryer sulme në qytezën Muambil në Idlib, fshatrat Kastun dhe Zejtun në Hama dhe vendbanimet civile në fshatin Kibani të Latakias.

"Tre fëmijë humbën jetën, kurse të paktën tetë civilë u plagosën gjatë sulmeve të regjimit të Asadit në orët e pasdites ndaj vendbanimeve civile brenda kufijve të zonës së deeskalimit të Idlibit", njoftoi Mustafa Haxh Jusuf, drejtori i Mbrojtjes Civile të Idlibit (Helmetat e Bardha).

Dhjetë civilë kanë humbur jetën dhe të paktën 39 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të regjimit në tri ditët e fundit.

Ndryshe, Idlibi dhe zonat përreth të kontrolluara nga grupet opozitare në veriperëndim të Sirisë ishin shpallur "zonë e deeskalimit" në bisedimet e mbajtura në Astana më 4 dhe 5 maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın