Ömer Koparan
30 Gusht 2019•Përditësim: 30 Gusht 2019
Ushtria e Lirë Siriane (ULS) është përplasur në një përleshje të armatosur me organizatën terroriste YPG/PKK pas një përpjekjeje të kësaj të fundit për t'u futur në qytezën Mare të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Që nga orët e natës së djeshme, YPG/PKK organizoi sulme me qëllim infiltrimin nga rajoni Shaykh Isa në perëndim të Mare-s dhe Herbel në jug, me çka midis ULS-së dhe terroristëve shpërthyen përleshje të ashpra të armatosura.
Të larguar nga Afrini përmes operacionit turk "Dega e Ullirit", terroristët e YPG/PKK-së vazhdojnë të mbajnë të pushtuar rajonin Tel Rifat.
Organizata terroriste e vendosur në këtë rajon, shpesh sulmon vendbanimet që janë nën kontrollin e ULS-së.