Bota

Siri, protestë kundër organizatës terroriste YPG/PKK në Haseke

Terroristët mbyllën disa hyrje dhe dalje të qendrave të qytetit me qëllim të shpërndarjes dhe të pengimit të protestuesve ndërkaq disa persona u privuan nga liria

Levent Tok, Adham Kako  | 26.05.2018 - Përdıtësım : 27.05.2018
Siri, protestë kundër organizatës terroriste YPG/PKK në Haseke

Haseke/Ankara

HASEKE/ANKARA (AA) - Banorët e qytetit Haseke, në verilindje të Sirisë, i cili ndodhet nën okupimin e organizatës terrroriste YPG/PKK, protestuan kundër armatosjes me dhunë të të rinjve nga organizata, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët e Haseke-s u mblodhën në qendër të qytetit për të protestuar kundër praktikës në fjalë të organizatës.

Terroristët mbyllën disa hyrje dhe dalje të qendrave të qytetit me qëllim të shpërndarjes dhe të pengimit të protestuesve ndërkaq disa persona u privuan nga liria.

Pjesëtarët e organizatës terroriste i privojnë nga liria dhe i armatosin me dhunë të rinjtë e moshës 18-30 vjeçare në qytetet Haseke, Munbixh dha Rakka, të cilat janë nën okupimin e YPG/PKK-së.

Tregtarët nga Munbixhi së fundmi më 20 maj reaguan ngaj kësaj tiranie të organizatës terroriste duke i mbyllur dyert e vendeve të tyre të punës.

Organizata terroriste YPG/PKK për rritjen e dominimit në rajonet e okupuara planifikon përforcimin e radhëve të saj duke i marrë me dhunë të rinjtë dhe duke i armatosur ata. 








Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın