Bota

Siri, plagosen pesë persona në shpërthimin e një automjeti të pajisur me bombë

Sipas burimeve të sigurisë, automjetet i ngarkuar me lëndë shpërthyese shpërtheu në provincën Jindires të Afrinit, duke shkaktuar po ashtu dëme materiale

Zehra Nur Düz  | 01.06.2020 - Përdıtësım : 01.06.2020
Siri, plagosen pesë persona në shpërthimin e një automjeti të pajisur me bombë

Ankara

Të paktën pesë civilë u plagosën në një shpërthim të një automjeti të pajisur me bombë në Afrin të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të sigurisë, të cilët folën në kushte anonimiteti, automjetet i ngarkuar me lëndë shpërthyese shpërtheu në provincën Jindires të Afrinit, duke shkaktuar po ashtu dëme materiale.

Pavarësisht se nuk u përmend ndonjë grup specifik terrorist, forcat lokale të sigurisë vlerësojnë mundësinë e një sulmi nga grupi terrorist YPG/PKK.

YPG/PKK shpesh ka përdorur automjete të pajisura me lëndë shpërthyese për të sulmuar civilët në Afrin, si dhe në pjesë të tjera të Sirisë dhe Turqisë, veçanërisht në rajonet në afërsi të Sirisë ose Irakut.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja terroriste është dega siriane e PKK-së.

Në muajin janar të vitit 2018, Turqia nisi një ofensivë të madhe ushtarake, operacionin "Dega e Ullirit", me qëllimin e deklaruar për të pastruar Afrinin nga elementet terroriste të YPG/PKK-së.

Afrini u çlirua më 18 mars të vitit 2018, ditën e 58-të të operacionit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın