Bota

Siri, 27 mijë civilë të tjerë të zhvendosur pranë kufirit turk në 3 ditët e fundit

Sipas Grupit Koordinativ Sirian të Reagimit, civilët e zhvendosur janë zhvendosur drejt zonave pranë kufirit turk për shkak të sulmeve që vazhdojnë përkundër armëpushimit të shpallur nga Turqia dhe Rusia

Eşref Musa,Mehmet Burak Karacaoğlu   | 19.01.2020
Siri, 27 mijë civilë të tjerë të zhvendosur pranë kufirit turk në 3 ditët e fundit

Idlib

Rreth 27.000 civilë të tjerë kanë ikur nga shtëpitë e tyre që gjenden brenda zonës së deeskalimit në Idlib të Sirisë dhe janë shpërngulur në zonat pranë kufirit me Turqinë gjatë tre ditëve të fundit për shkak të sulmeve të regjimit të Bashar al-Asadit dhe aleatëve të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmet e regjimit të Bashar al-Asadit, Rusisë dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani në zonat e banuara në lindje dhe në jug të provincës së Halepit, që gjenden brenda zonës së deeskalimit, kanë vazhduar të zhvendosin mijëra sirianë.

Sipas Grupit Koordinativ Sirian të Reagimit, civilët e zhvendosur janë zhvendosur drejt zonave pranë kufirit turk për shkak të sulmeve që vazhdojnë përkundër armëpushimit të shpallur nga Turqia dhe Rusia.

Mohammad Hallaj, drejtori i grupit, tha për AA se civilët u larguan nga shtëpitë e tyre në rrethin Darat Izzah dhe disa qyteza, përfshirë Khan Tuman, Khan al-Asal, Kafr Naya dhe al-Qasimia, për shkak të sulmeve të mbështetura nga sulmet ajrore ruse.

Për shkak të rritjes së civilëve të zhvendosur, kampet me tenda në Idlib nuk arrijnë të plotësojnë nevojën e sirianëve pasi nuk ka hapësirë ​​të mjaftueshme për të vendosur më shumë tenda. Mijëra familje aktualisht kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Ndryshe, Rusia kishte njoftuar zbatimin e armëpushimit nga pasdita e 9 janarit, por sulmet tokësore të regjimit dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani kishin vazhduar.

Më pas, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe ai rus Vladimir Putin gjatë takimit në Stamboll më 8 janar kanë rënë dakord që armëpushimi të fillojë nga mesnata e 12 janarit, por regjimi sërish ndërmori sulme ajrore ndaj vendbanimeve civile.

Gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.

Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit 2018 në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.

Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, mbi 1.600 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.

Rusia, regjimi dhe terroristët e mbështetur nga Irani, vetëm nga fillimi i vitit 2019 kanë shkaktuar migrimin e rreth 1.300.000 civilëve në afërsi të kufirit me Turqinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın