Bota, Koronavirusi

Shënohet rritje e rasteve me COVID-19 në 4 shtete arabe

Kuvajti, Omani, Iraku dhe Palestina kanë njoftuar për rastet e reja të infektimeve me koronavirusin e ri

Ekip  | 08.04.2020 - Përdıtësım : 08.04.2020
Shënohet rritje e rasteve me COVID-19 në 4 shtete arabe

Ankara

Atuoritetet shëndetësore në Kuvajt, Oman, Irak dhe Palestinë kanë njoftuar sot për raste të reja të infektimeve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Kuvajt, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 112 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 855, përfshirë një rast të vdekjes dhe 105 të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë së Omanit ka konfirmuar 48 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 419, përfshirë 72 të shëruar. Në këtë vend dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore në Irak kanë konfirmuar 38 raste të reja në qytetet Najaf dhe Erbil, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.160.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 263, me dy raste të reja.

Virusi i zbuluar për herë të parë në qytetin kinez Wuhan është përhapur në mbarë botën. Deri më tani janë raportuar 1.44 milion raste në të gjithë botën, përfshirë pothuajse 83 mijë vdekje.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın