Bota

Shtypi maroken: Vetëvritet Konsulli i Përgjithshëm i Francës në Tangier

Raportohet se autoritetet marokene kanë nisur hetim në lidhje me rastin dhe kanë marrë masa të sigurisë rreth konsullatës

Khalid Mejdoup, Halime Afra Aksoy  | 20.11.2020 - Përdıtësım : 20.11.2020
Shtypi maroken: Vetëvritet Konsulli i Përgjithshëm i Francës në Tangier

Rabat

Shtypi i Marokut raportoi se Denis François, Konsulli i Përgjithshëm i Francës në Tangier, ka bërë vetëvrasje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shtypit të vendit, François, i cili ka filluar detyrën dy muaj më parë, është varrë në shtëpinë e tij në orët e hershme të mëngjesit.

Faqja Le360 e njohur për afërsinë me qeverinë tha se ai kishte kërkuar të largohet nga detyra diplomatike pas emërimit në mes të shtatorit.

Po ashtu raportohet se autoritetet marokene kanë nisur hetim në lidhje me rastin dhe kanë marrë masa të sigurisë rreth konsullatës.

Autoritetet marokene dhe franceze ende nuk janë prononcuar zyrtarisht mbi rastin.

Ndërkohë, një zyrtar maroken, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha për AA se diplomati francez ka kryer vetëvrasje, pa dhënë detaje shtesë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın