Bota

Shtatë vende arabe kundërshtojnë që Izraeli të jetë anëtar vëzhgues i Bashkimit Afrikan

Në notën verbale, vendet afrikane theksuan mbështetjen e Unionit Afrikan për çështjen palestineze dhe kundërshtuan që Izraeli të jetë anëtar vëzhgues i Unionit

Muhammed Semiz  | 04.08.2021 - Përdıtësım : 04.08.2021
Shtatë vende arabe kundërshtojnë që Izraeli të jetë anëtar vëzhgues i Bashkimit Afrikan

Stamboll

Egjipti, Algjeria, Komoret, Tunizia, Xhibuti, Mauritania dhe Libia kanë kundërshtuar vendimin për të pranuar Izraelin si një vend anëtar vëzhgues në Unionin Afrikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në gazetën "Misri al-Yevm" të Egjiptit dhe Agjencinë e Medias Sahara me qendër në Mauritani, përfaqësuesit e shtatë vendeve arabe, të cilat janë gjithashtu anëtare të Unionit Afrikan, i përcollën një not verbale kundërshtimi kryetarit të Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki, në lidhje me vendimin për të pranuar Izraelin si vëzhgues.

Në notën verbale të dërguar nga ambasadorët e Egjiptit, Algjerisë, Komoret, Tunizisë, Xhibutit, Mauritanisë dhe Libisë në Addis Ababa ku ndodhen selitë e Unionit Afrikan, vendet afrikane në fjalë theksuan mbështetjen e Unionit Afrikan për çështjen palestineze dhe kundërshtuan që Izraeli të jetë anëtar vëzhgues i Unionit Afrikan.

Në notën verbale po ashtu theksohet se pranimi i Izraelit si anëtar vëzhgues i Unionit Afrikan është kundër sistemit të këtij unioni.

"Kjo nuk mund të pranohet sipas gjykimit të Presidentit të Komisionit. Kjo është një shkelje procedurale dhe politike", theksohet më tej.

Republika e Afrikës së Jugut, Namibia dhe Botsvana gjithashtu kundërshtuan vendimin për të pranuar Izraelin si një anëtar vëzhgues të Unionit Afrikan.

Ministria izraelite e Punëve të Jashtme, në një deklaratë më 22 korrik, njoftoi se Izraeli u pranua si anëtar vëzhgues i Unionit Afrikan për herë të parë që nga viti 2002.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın