Bota

Shpërthen vullkani Agung në Bali, banorët mbajnë maska mbrojtëse

Banorët në vendbanimet afër vullkanit janë urdhëruar të vendosin maska mbrojtëse për shkak të sasisë së madhe të hirit në ajër

Mahmut Atanur  | 21.04.2019 - Përdıtësım : 22.04.2019
Shpërthen vullkani Agung në Bali, banorët mbajnë maska mbrojtëse

Xhakartë

Vullkani Agung në Bali shpërtheu dhe nxorri sasi të mëdha të hirit dhe tymit ndërsa popullsia lokale u paralajmërua për gatishmëri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve të Indonezisë, Antara raporton se hiri i vullkanit arriti deri në 2 kilometra lartësi, por se akoma nuk janë rrezikuar fluturimet e avionëve mbi Bali.

Banorët në vendbanimet afër vullkanit janë urdhëruar të vendosin maska mbrojtëse për shkak të sasisë së madhe të hirit në ajër.

Mbrojtja Civile lëshoi një alarm portokalli dhe ndaloi të gjitha aktivitetet publike brenda një rrezeje prej 4 kilometrash përreth vullkanit.

Shpërthimi i fundit i vullkanit Agung ndodhi në vitin 1963. Gjatë 11 muajve të nxjerrjes së llavës, të paktën 1.000 persona humbën jetën ndërsa u shkaktua dëme të shumta materiale.

Në rripin që ka një rrezik potencial të vullkanit Agung, jetojnë pothuajse 4 milionë njerëz.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın