Bota

Shpërthim në një minierë në Gjermani, rreth 35 persona të bllokuar nën tokë

Rreth 35 punëtorë janë vendosur në një zonë të sigurtë rreth 700 metra nën tokë

Ekip   | 08.11.2019
Shpërthim në një minierë në Gjermani, rreth 35 persona të bllokuar nën tokë

Berlin

Një shpërthim në një minierë në qytetin lindor gjerman Teutschenthal ka lënë të plagosur të paktën dy persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se të plagosurit, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, janë dërguar në një spital për trajtim. Ndërkohë, rreth 35 punëtorë janë vendosur në një zonë të sigurtë rreth 700 metra nën tokë.

Një grup i madh i punëtorëve të shpëtimit u dërguan në vendngjarje, pas një thirrjeje emergjente mëngjesin e sotëm.

Sipas ndërmarrjes së minierave, rreth 100 persona punojnë në minierën në qytetin Teutschenthal.

Miniera fillimisht u mbyll në vitin 1982, por më vonë gjatë 15 viteve të fundit u rimodelua.

Sot, kjo minierë është një bazë me një hapësirë prej 14 kilometra katrorë, ku hidhen mbeturinat minerale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın