Bota

Shkeljet ndaj gazetarëve shënojnë rritje në Izrael në vitin 2019

"Viti 2019 ishte viti i dytë më i keq për gazetarët palestinezë dhe për institucionet e medias", tha Marouf

Ekip  | 10.12.2019 - Përdıtësım : 10.12.2019
Shkeljet ndaj gazetarëve shënojnë rritje në Izrael në vitin 2019

Gaza

Nga zyra për media e qeverisë në Rripin e Gazës kanë njoftuar se shkeljet izraelite ndaj gazetarëve palestinezë janë përshkallëzuar në vitin 2019, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Gaza, kreu i zyrës për media, Salama Marouf, tha se 87 gazetarë janë plagosur nga të shtënat izraelite gjatë raportimit për protestat kundër pushtimit në Gaza.

Ai gjithashtu tha se gjithsej 67 gazetarë janë plagosur përderisa po ndiqnin demonstratat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar.

"Viti 2019 ishte viti i dytë më i keq për gazetarët palestinezë dhe për institucionet e medias", tha ai.

Maisara Shaban nga zyra për media, nga ana e saj tha se 100 gazetarë u arrestuan dhe u gjykuan nga autoritetet izraelite në vitin 2019 për shkrimet dhe raportimet e tyre për ngjarjet palestineze.

"Rreth 18 gazetarë palestinezë akoma po mbahen në burgjet izraelite", tha Shaban, duke shtuar se zyra për media ka dokumentuar 30 raste të torturimit të gazetarëve dhe detyrimit të tyre që të paguajnë dënime të larta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.