Bota

Shkarkohet shoferi që transmetonte drejtëpërdrejt nga automejeti Uber

Llogaria e shoferit 32 vjeçar Jason Gargac është pezulluar me arsyen se ka publikuar nga platforma e transmetimeve drejtëpërdrejt Twitch pa dijeninë e klientit

Emre Aytekin  | 23.07.2018 - Përdıtësım : 24.07.2018
Shkarkohet shoferi që transmetonte drejtëpërdrejt nga automejeti Uber

Ankara

ST. LOUIS (AA) - Një shofer i kompanisë transportuese Uber në qytetin St. Louis të Missouri-t në SHBA është shkarkuar nga puna me arsyetimin se ka transmetuar drejtëpërdrejt në internet nga automjeti i tij pa dijeninë e klientit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës St. Louis Post-Dispatch, llogaria e shoferit 32 vjeçar Jason Gargac është pezulluar me arsyen se ka publikuar nga platforma e transmetimeve drejtpërdrejtë Twitch pa dijeninë e klientit.

Shoferi që nga muaji mars deri më tani ka publikuar rreth 700 udhëtime të tij me Uber në internet, por disa klientë janë ankuar pasi kanë theksuar se xhirimi i paatorizuar shkel privatësinë, me çka kompania ndërpreu marrëdhënien e punës me të.

Gragac në një deklaratë për gazetën pohoi se transmetimet e tij nuk kanë qenë qëllimkëqija, duke argumentuar se nuk i ka informuar klientët në mënyrë që të mund të xhirojë ndërveprimet natyrale me ta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın