Bota, Koronavirusi

"Shifrat e vërteta nga COVID-19 në Egjipt janë shumë më të larta se zyrtaret"

Shifra e vërtetë e të infektuarve është pesë herë më e lartë, ndërsa numri aktual i vdekjeve është 10 herë më i lartë se shifrat zyrtare, tha Ministri i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor i Egjiptit, Khalid Atef Abdul Ghaffar

Zehra Nur Düz   | 02.06.2020
"Shifrat e vërteta nga COVID-19 në Egjipt janë shumë më të larta se zyrtaret"

Ankara

Ministri i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor i Egjiptit, Khalid Atef Abdul Ghaffar, tha se shifrat e të infektuarve dhe të të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend nuk janë të sakta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifra e vërtetë e të infektuarve është pesë herë më e lartë se të dhënat e njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë së vendit, ndërsa numri aktual i vdekjeve është 10 herë më i lartë se shifrat zyrtare, citohet të ketë thënë Ghaffar nga mediat lokale.

Ai tha se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Egjipt ka tejkaluar 117 mijë, ndërsa numri i vdekjeve ka tejkaluar 9 mijë.

Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit sot raportoi 46 raste të reja të vdekjeve, duke e çuar numrin zyrtar të viktimave nga COVID-19 në 959.

Nga ministria përmes një kumtese njoftuan se janë diagnostifikuar gjithsej 24.985 raste.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 6.23 milionë, me mbi 2.7 milionë të shëruar dhe mbi 374 mijë të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın