Bota

Shefi i OKB-së paralajmëron për "realitete të zymta" në Palestinë

"Ju drejtohem sot me një ndjenjë të thellë shqetësimi për realitetet e zymra në territorin e pushtuar palestinez dhe perspektivat e pakësuara të zgjidhjes së konfliktit, i cili ka qenë në OKB që nga krijimi", tha Guterres

Michael Gabriel Hernandez   | 01.12.2020
Shefi i OKB-së paralajmëron për "realitete të zymta" në Palestinë Foto: AA/Arhiv

Washington

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka paralajmëruar se Palestina e pushtuar po përballet me "realitete të zymta" pasi përballet me një mundësi në rënie të një zgjidhjeje të negociuar për t'i dhënë fund konfliktit me Izraelin, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ju drejtohem sot me një ndjenjë të thellë shqetësimi për realitetet e zymra në territorin e pushtuar palestinez dhe perspektivat e pakësuara të zgjidhjes së konfliktit, i cili ka qenë në OKB që nga krijimi", tha Guterres gjatë një takimi virtual që përkujtonte Ditën ndërkombëtare të solidaritetit me popullin palestinez.

Sipas shefit të OKB-së, pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ka përkeqësuar situatën tashmë të tmerrshme dhe përderisa Izraelit ndaloi planet për të aneksuar zyrtarisht Bregun Perëndimor ajo ka vazhduar me shpejtësi me zgjerimin e vendbanimeve hebreje në territorin e pushtuar.

"Në terren, zgjerimi i planifikimit dhe ndërtimit të vendbanimeve vazhdon, ndërsa rrënimet dhe sekuestrimet e strukturave në pronësi të Palestinës nga autoritetet izraelite përgjatë Bregut Perëndimor të pushtuar, përfshirë Kudsin Lindor, arritën shkallën më të lartë të dokumentuar në katër vite", tha Guterres.

Ai theksoi se veprimet e tilla janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe "minojnë perspektivat për krijimin e një shteti të mundshëm të afërt palestinez".

Ai po ashtu theksoi se në Gaza vazhdojnë aktet e dhunës, kërcënimi i vazhdueshëm i përshkallëzimit, kufizimet e lëvizjes dhe hyrjes, si dhe nxitja dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, gjë që, siç tha ai, mban situatën shumë të paqëndrueshme.

Territoret palestineze, përfshirë Bregu Perëndimor dhe Kudsi Lindor, kanë qenë nën pushtimin izraelit që nga viti 1967. Pushtimi konsiderohet i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın