Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
29 Nëntor 2022•Përditësim: 29 Nëntor 2022
Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologu i tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian, kanë zhvilluar një bisedë telefonike për të diskutuar vizitat e ndërsjella të ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve diplomatike turke, Çavuşoğlu dhe Amir-Abdollahian kanë diskutuar përgatitjet për vizitat e ndërsjella që do të zhvillohen në periudhën e ardhshme.
Burimet e njëjta njoftuan se në një telefonatë tjetër, Çavuşoğlu bisedoi edhe me homologun e tij turkmen, Rashid Meredov. Ata diskutuan përgatitjet për samitin trepalësh Türkiye-Azerbajxhan-Turkmenistan.