Bota

SHBA, zjarret pyjore në Kaliforni rrezikojnë qindra objekte

Zyrtarët thanë se zjarri, i cili shpërtheu dje pasdite pranë lumit Yuba në rajonin e Nevadës, u përhap në më shumë se 202 hektarë tokë brenda një kohe të shkurtër

Mehmet Alaca   | 29.06.2022
SHBA, zjarret pyjore në Kaliforni rrezikojnë qindra objekte

Bridgeport

Qindra shtëpi dhe ndërtesa janë kërcënuar nga një zjarr pyjor në veri të Kalifornisë në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët thanë se zjarri, i cili shpërtheu dje pasdite pranë lumit Yuba në rajonin e Nevadës, u përhap në më shumë se 202 hektarë tokë brenda një kohe të shkurtër.

Zjarri preku zonat rurale të vargmalit malor Sierra Nevada dhe zonat pranë kufirit të Nevadës.

Ndërkohë është urdhëruar evakuimi i rreth 350 shtëpive dhe objekteve të tjera.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit po vazhdojnë nga toka dhe nga ajri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın