Bota

SHBA vazhdon të mbështesë Ukrainën për zhvillimin e kapacitetit të saj të mbrojtjes

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se do të bëjnë çfarë të munden për të përmirësuar kapacitetin mbrojtës të Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial

Talha Yavuz   | 19.10.2021
SHBA vazhdon të mbështesë Ukrainën për zhvillimin e kapacitetit të saj të mbrojtjes

Kiev

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se do të bëjnë çfarë të munden për të përmirësuar kapacitetin mbrojtës të Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial, transmeton Anadolu Agency (AA).

I ndodhur në Ukrainë për takime zyrtare, Austin bashkë me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Andriy Taran vendosën lule në memorialin e ushtarëve që humbën jetën, në ndërtesën e ministrisë.

Austin dhe Taran pas takimit me dyer të mbyllura për shtypin mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Taran tha se kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve për të rritur sigurinë në Detin e Zi. Ministri ukrainas vuri në dukje se veprimet agresive të Rusisë përbëjnë një kërcënim për anijet dhe ekonominë në Detin e Zi dhe se ata biseduan gjithashtu masat kundër kësaj.

Ndërsa Austin theksoi se në takim biseduan për bashkëpunimin kundër veprimeve destabilizuese të Rusisë në Detin e Zi dhe duke bërë të ditur se mbështesin Ukrainën, Gjeorgjinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ai shtoi se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e partneritetit kundër agresivitetit rus.

"Rusia filloi luftën në lindje të Ukrainës dhe përbën pengesë përpara procesit të paqes", tha Austin i cili vuri theksin se do të bëjnë çfarë të munden për të përmirësuar kapacitetin mbrojtës të Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial.

Austin gjithashtu informoi se që nga viti 2014 vendi i tij ka siguruar mbështetje me mbi 2.5 miliardë dollarë për ushtrinë e Ukrainës.

Lidhur me kundërshtinë e Rusinë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Austin tha: "Vendet e treta nuk kanë të drejtën e vetos lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Ukraina ka të drejtë të përcaktojë politikën e saj të jashtme pa pasur presion të jashtëm".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın