Bota

SHBA urdhëron punonjësit jo-emergjent të largohen nga Iraku

Më tej theksohet se shërbimet normale të vizave në të dy përfaqësitë diplomatike po ashtu janë pezulluar përkohësisht

Mahmoud Barakat   | 15.05.2019
SHBA urdhëron punonjësit jo-emergjent të largohen nga Iraku

Ankara

SHBA-të kanë urdhëruar largimin e punonjësve jo-emergjent nga Iraku për shkak të rritjes së tensioneve ndërmjet Washingtonit dhe Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Urdhri vlen për të punësuarit në Ambasadën e SHBA-ve në Bagdad dhe në Konsullatën e SHBA-ve në Erbil.

“Qeveria e SHBA-ve ka kompetencë të kufizuar për të ofruar shërbime emergjente për qytetarët e SHBA-ve në Irak”, tha ambasada amerikane në Bagdad në një deklaratë.

Më tej theksohet se shërbimet normale të vizave në të dy përfaqësitë diplomatike po ashtu janë pezulluar përkohësisht.

Të dielën, amabasada amerikane në Bagdad paralajmëroi qytetarët e saj kundër udhëtimit në Irak për shkak të tensioneve të larta midis SHBA-ve dhe Iranit. Ndërkohë Washingtoni dërgoi një baterie raketore Patriot dhe një anije transportuese të marinës në Lindjen e Mesme.

Administra amerikane ri-imponoi sanksionet mbi eksportet iraniane të naftës në nëntor pasi presidenti i SHBA-ve Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshje bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit, Washingtonit dhe pesë vendeve të tjera.

Javën e kaluar, presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se Irani do të rifillojë pasurimin e nivelit të lartë të uraniumit në nivele të ngushta armësh nëse interesat e Teheranit në marrëveshjen bërthamore nuk mbrohen brenda 60 ditëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın