Ahmet Dursun
08 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
STAMBOLL (AA) - Bëhet e ditur se administrata ka hequr ndalesën e vizave për sportistët iranianë të cilët do të merrnin pjesë në Kupën Botërore të Gjuajtjes me Hark në Ambient të Mbyllur që do të mbahet në qytetin e Las Vegasit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Federatës së Gjuajtjes me Hark të Iranit, Muhammed Ali Shoxhai, në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të federatës, ka njoftuar për heqjen e ndalesave së vizave për sportistët iranianë që do të merrnin pjesë në turneun që do të mbahet në Las Vegas, pasi më parë gjykata federale pezulloi vendimin e presidentit amerikan Donald Trump i cili ndalonte udhëtimin e shtetasve nga shtatë vende muslimane.
Megjithatë, Shoxhai ka tërhequr vëmendjen se sportistëve iranianë vizat u janë dhënë tri ditë para fillimit të ndeshjeve. "Meqë vizat e sportistëve iranianë që do të merrnin pjesë në kampionatin botëror janë dhënë me vonesë nga ambasada amerikane në Armeni, ne nuk kemi mundësi të marrin pjesë në turne", është shprehur Soxhai.