Bota

SHBA, tre të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Georgia

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në deklaratën e saj thekson se avioni i vogël "Cessna 182 Skylane" u rrëzua menjëherë pas ngritjes

Emre Aytekin   | 27.02.2021
SHBA, tre të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Georgia

Ankara

Tre persona humbën jetën në një aksident ajror në shtetin Georgia të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në deklaratën e saj thekson se avioni i vogël "Cessna 182 Skylane" u rrëzua menjëherë pas ngritjes.

Aeroplani theksohet se u ngrit nga Aeroporti Lee Gilmer Memorial në qytetin Gainesville dhe u rrëzua në një zonë rreth 3,2 kilometra nga pista.

Zyrtarët lokalë thanë se tre persona në aeroplan humbën jetën nga rrëzimi.

FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojnë shkakun e aksidentit.

Nuk është raportuar asnjë viktimë ose dëm i madh material në vendin e rrëzimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın