Bota

SHBA: Takimi me talebanët ishte i sinqertë, profesional dhe pozitiv

Delegacioni amerikan u takua në Katar për herë të parë ballë për ballë me talebanët pas tërheqjes së plotë të vendit nga Afganistani

Kasım İleri   | 13.10.2021
SHBA: Takimi me talebanët ishte i sinqertë, profesional dhe pozitiv

Washington DC

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price tha se bisedimet që delegacioni amerikan zhvilloi në Doha me përfaqësuesit talebanë ishin të sinqerta, profesionale dhe pozitive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni amerikan u takua në Katar për herë të parë ballë për ballë me talebanët pas tërheqjes së plotë të vendit nga Afganistani.

Në një deklaratë lidhur me bisedën, Price tha se "Bisedimet që delegacioni amerikan zhvilloi në Doha me përfaqësuesit talebanë ishin të sinqerta, profesionale dhe pozitive".

Duke i cilësuar bisedimet si "takim pune", Price vuri në dukje se delegacioni amerikan tha se talebanët do të vlerësohen sipas veprave të tyre, jo sipas fjalëve.

Ai theksoi se në bisedë në të njëjtën kohë u diskutuan edhe kërcënimi i terrorizmit në Afganistan si dhe lejimi i largimit nga vendi të shtetasve amerikanë, afganët që kanë mbështetur SHBA-në dhe të huajt.

Sipas tij, në takim ishin të pranishëm edhe zyrtarë të nivelit të lartë të inteligjencës amerikane. Price anashkaloi pyetjet nëse talebanët do të bashkëpunojnë me SHBA-në lidhur me çështjen e DEASH-K.

"Këtu ka një interes të përbashkët. DEASH-K është një kërcënim edhe për talebanët po aq sa edhe për SHBA-në dhe partnerët e saj", tha Price.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın